Subscribe

Anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri, në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetaren Frida Mavriqi, foli lidhur me negociatat mes “Rithemelimit” dhe PS, të cilat duket se nuk janë pritur mirë nga PD zyrtare.

 Si i shikoni negociatat e “Rithemelimit” me mazhorancën?

Lexo edhe :

Related Posts

“E vetmja gjë që do të kishte kuptim në këtë takim të supozuar, që mesa duket është i vërtetë me aq sa kanë raportuar mediat dhe është pranuar edhe nga eksponentë të Rithemelimit, do ishte ngritja e atyre Komisioneve Hetimore që i përmbushin kërkesat e praktikës parlamentare dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pra atyre Komisioneve Hetimore që kanë një objekt të qartë  hetimi dhe për këtë nuk ka nevojë të bëhen takime të fshehta dhe as negociata sepse kjo është një e drejtë kushtetuese që mazhoranca duhej ta kishte pranuar si të tillë që në krye të herës”, tha ai. “Thelbi i problemit këtu është Reforma Zgjedhore është e qartë që mesa duket ky takim i para ca ditësh kërkon të ristabilizojë atë marrëveshje të vitit 2008 Berisha-Rama, që në fakt i mori frymën institucioneve demokratike, parlamentarizmit, kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe balancës së pushteteve”, shtoi ai duke theksuar se ky system elektoral ka dëmtuar qytetarët ndaj opozita është e vendosur për ta ndryshuar duke kërkuar lista të hapura.

Ju keni qenë kundër aksionit të bllokimit të seancave, përse tani jeni kritik kur ka negociata për t’i dhënë fund kaosit në parlament?

“Ka qenë Edi Rama që e ka nxitur këtë konflikt artificial, sepse çështja e Komisioneve Hetimore është një çështje e të dretjës të panegociueshme të opozitës, prandaj them që është një konflikt artificial, në Shqipëri janë ngritur gjithmonë Komisione Hetimore, vetëm këtë herë nuk janë ngritur Komisione Hetimore dhe çuditërisht krijohet gjithë ky kaos 6 muaj  dhe kalohen pafund ligje të mazhorancës, që nga buxheti i vitit 2024,  pa asnjë debat”, theksoi ai duke nënvizuar se Komisionet Hetimore nuk kanë prodhuar ndonjëherë hetime penale të suksesshme.

Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu deklaroi sot se PD është gati të votojë në çdo kohë variantin e parë të amnistisë penale.  A është kjo lloj gatishmërie një kundërpërgjigje për negociatat mes rithemelimit dhe socialisteve?

“Ne kemi mbajtur qendrim të qartë për çështjen e amnistisë penale, ku kemi thënë se nëse protestuesit e opozitës në gjithë këto vite të fundit, ne do ta votonim amnistinë vetëm me një ksuht tjetër, që të përjashtoheshin të gjitha ato krime që janë nën hetim apo kanë marrë vendime në SPAK e GJKKO. Socialistët në ditën e fundit e ndërruan draftin, hoqën një draft e futën një tjetër, për të amnistuar shokët e tyre që sot po paraqiten në SPAK dhe kjo ka qenë arsyeja pse ne u tërhoqëm”, tha ai duke nënvizuar se qëndrimet e PD zyrtare janë gjithmonë publike dhe jo në tryeza.

Në përfundim, ai theksoi se kryeministri ulet për negociata me ato që thoshte se janë “non grata” e s’do negocionte kurrë. Sipas tij, kjo është një formë për të mbajtur gjallë konfliktin, teksa nënvizoi se e vetmja formë e bashkimit të opozitës dhe rrëzimit të Ramës është tërheqja e Berishës nga “Rithemelimi”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *