Subscribe

Ambasadorja e Bashkimit Europian deklaron se hapja e negociatave per Shqipërinë është afër. Megjithëse nuk mund te jepet nje date fikse, sipas Romana Vlahutin 2018-ta është vit vendimtar per Shqipërinë.

 

“Ne nje fare mënyre persa i përket negociatave jemi mjaft afer gjësë se vërtete, e cila do t’ju çoje ne nje matrice tjetër, persa i përket negociatave, ne nje gje qe po ashtu do te jete imenjative persa i përket përafrimit te legjislacionit dhe kuadrit institucional me ate te standardeve te BE. Se kur do te çelen negociatat kjo varet nga Shqipëria. Ne po punojmë per  per përmbushjen e disa nga kriteret, si dhe te vërtetojmë qe puna per te gjitha prioritetet kyçe, por edhe puna per çështje te tjera po ecën përpara.”

 

E kur vjen fjala tek pese prioritetet qe duhet te përmbushe Tirana zyrtare, shefja e delegacionit te BE-se thote se lufta ndaj krimit te organizuar dhe kanabisit është ne krye te listës. Por ne kete drejtim Vlahutin sheh përparim te dukshëm, sidomos gjate ketij viti. Rezultatet sipas saj jane mahnitëse.

 

“Ne lidhje me kete lufte dhe vlerësimin përfundimtar ne varemi nga koleget tanë te Guardia Di Finanza e cila ka marre ne fakt asistence shtese financiare nga BE, ne mënyre qe mbulimet e tyre mbi territor te mbulojnë me shume se sa mbulonin ajo qe kemi dëgjuar prej tyre, është se ecuria e progresi është goxha i madh, mjaft i madh. Nuk është se dua te jap nje mendim përfundimtar para se ata te japin opinionin përfundimtar, pasi ka disa fluturime qe behen ne vjeshte. Por ajo qe, kemi dëgjuar nga ata per suksesin ne kete lufte është mahnitëse.”

 

Nje pike tjeter shume e rëndësishme nga e cila varet hapja e negociatave per Shqipërinë, është zbatimi i reformës ne drejtësi. Diplomatja e Bashkimit Europian shprehet e bindur se zbatimi i vetingut qe do te nise ne 18 e shtator do te hedh hapin e pare drejt pastrimit te sistemit.

 

“Vetingu do te filloje zyrtarisht me 18 shtator dhe ne do te shohim rezultatet e para. Per pak muaj do te shohim qe reforma do te marre formën institucionale. Pas dates 18 shtator asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk do te emërohet pa kaluar procesin e Vetingut.”

 

Me nisjen nga puna te legjislaturës se re te kuvendit,  Brukseli ka nje mesazh te qarte per klasën politike. Nisur edhe nga problematikat qe u vunë re gjate procesit te 25 qershorit dhe mungesës se besimit te palëve,  Vlahutin apelon qe puna per reformën zgjedhore te nise qe ne seancën e pare.

 

“Une mendoj se reforma zgjedhore duhet te filloje qe me ditën e pare te punës se parlamentit, jo ne momentet e fundit qe mos te arrihet dot shume. Raporti përfundimtar i ODIHR do te dale dhe ne do ta studiojmë ate me shume kujdes. Reagime pas zgjedhjeve ka patur, por te gjithë partneret e kane pranuar rezultatin.”

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian ishte e ftuara e pare ne emisionin “Kapital” te gazetarit Aleksandër Furxhi ne Vizon Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *