E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Negociatat, Rama – Basha dhe Nishani takim kokë më kokë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po vijojnë me negociatat në presidencë për arritjen e  një marrëveshje të mundshme për kapërcimin e krizës politike.

 

Reklamë

Takimi i dytë me ftesë të Presidentit Nishani sapo ka nisur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ndryshe nga takimi i një dite më parë, sot nuk marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare PS-PD, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.

 

Reklamë

Gjatë një konference për shtyp nga kryeministri, Rama sqaroi qëndrimin e maxhorancës. “I kam propozuar një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë. Në Ministrinë e Brendshme një zv.ministër i propozuar nga PD të drejtojë procesin e monitorimit të sjelljes së Policisë së Shtetit. Një zv.drejtor i përgjithshëm i policisë dhe 12 zv.drejtorë në qarqe, të shoqëruar me një përfaqësues të misioneve të huaja. E njëjta gjë për arsimin, një zv.ministër jo anëtar partie, me monitoruesit e huaj dhe një përfaqësues qoftë të vetin, qoftë të të huajve në çdo drejtori rajonale. E njëjta gjë për burgjet, zv.ministër i propozuar nga PD për të ndjekur procesin zgjedhor në çdo burg të Shqipërisë, për të mos lejuar të bëhen votime si në kohën e Enver Hoxhës”, deklaroi Rama.

 

Ndërkohë po sot kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se “asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë