Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se mazhoranca nuk ishte e sinqertë për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

 

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se marrëveshja u prish pasi kryeministri Rama pa që nuk mund të joshte dot asnjë nga kandidatët e propozuar nga opozita.

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se opozita u fut në këtë proces që të ishte konsensual por kjo gjë nuk u respektua nga socialistët.

 

“Mazhoranca nuk ishte e sinqertë! U tregua fare qartë situata! Edhe cilësia e kandidatëve tanë. Kandidaturat tona u duk fare qartë që nuk janë të marra peng por njerëz me dinjitet. Rama pa që nuk kishte asnjë shans për ta joshur kandidatët që ne propozuam. I kemi firmat edhe për dy por kujtoj që ky proces u bë që produkti të jetë konsensual që presidenti të jetë mbi palët.” tha Alibeaj nder te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *