E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Negociatat, pas reformës në drejtësi”

Jo vetëm reforma në drejtësi, por edhe plotësimi konkret i të gjitha kritereve, do të afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Ambasadorja Romana Vlahutin, thotë se vetëm pasi vendet anëtarë të binden, atëherë do të çelet drita jeshile për çeljen e negociatave.

Romana Vlahutin:

Reforma në drejtësi është e rëndësishme, por ka edhe shumë punë të tjera për të bërë. Është e parakohshme të flasim për çeljen e negociatave. Ju e dini si ecën procesi. Së pari duhen plotësuar 5 kriteret, të jenë të besueshme dhe pastaj Komisioni Evropian harton opinionin për rekomandimin dhe pastaj vendosin vendet anëtare. Është një çështje e brendshme, kurse në përpiqemi t’ju ndihmojmë.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, konsideron se hapja e negociatave është sfida me e madhe e vendit. Domosdoshmërinë për plotësimin e kushteve e thekson edhe kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit, demokratja Majlinda Bregu. Por përgjegjësinë për tejzgjatjen e procesit, ajo e sheh tek klasa politike. Deklaratat u bënë gjatë konferencës “Mbështetja e BE-së dhe qytetarët shqiptarë – një perspektivë rajonale”, ku u diskutua mbi asistencën e Brukselit zyrtar për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Reklamë

 

 

 

Më shumë video

Reklamë