Subscribe

Për opozitën nuk mund të ketë përparim në rrugën e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku shpjegon se grupi i parë i kapitujve që hapet e që për shkak të vështirësisë mbyllet i fundit, është grupi që përfshin nga shteti ligjor, te lufta kundër korrupsionit, tenderat publike deri te funksionimi i demokracisë që lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet.

 

JORIDA TABAKU

KRYETARE E KESHILLIT KOMBETAR TE INTEGRIMIT

 

“realizimin i zgjedhjeve të lira e të ndershme pikërisht në momentin ku ndodhet shqipëria ku raport pas raporti të osbe odihrit ne kemi shkelje të së drejtës së votës. është kapitulli më sfidues, më I vështirë por është I tillë sepse kërkon vullnet politik dhe përsa kohë ky vullnet politik do të mungojë ose sa kohë ky vullnet politik do të anashkalohet për interesin e ditës, pushtetin e ditës unë besoj do të kemi vonesa për ta përfunduar të gjihë clusterin e parë, bashkësinë e parë që lidhet me këto elemente. “    

 

Nga ana tjetër Tabaku vë theksin se në këtë fazë të integrimit, Shqipëria nuk ka më mundësi të miratojë një ligj që bie në kundërshtim me BE, duke sjellë në vëmendje amnistinë fiskale për të cilën qeveria këmbëngul se do ta kalojë në parlament.

 

“Cdo ligj qe del duhet patjeter qe te mos e kemi luksin qe te jete ne kundershtim me BE. Dhe ketu I referohem si shkeljes se msa qe ka ndodhur rendom me kontrata koncesionare dhe marreveshje te tjera te qeverise por edhe me ligje si aministia fiskale qe ehste duke u diskutuar se fundmi.”

 

Sipas opozitës pas konferencës së parë ndërqeveritare qeveria duhet të kishte gati strategjinë për negocimin e secilit prej kapitujve, duhet të kishte përgjigje konkrete për strukturat që do të menaxhojnë procesin, duhet të kishte përzgjedhur ekspertët dhe teknicienët më të mirë që do të merren me integrimin në secilën ministri. Për këtë arsye ngritja e kryenegociatorit në nivelin e një ministri shteti për PD është e pamjaftueshme.

 

“Është e pamjaftueshme ngritja në nivel ministrie. Ne e kemi kritikuar që kur ministria e Integrimit u mbyll që qeveria shqiptare nuk e kishte luksin të mos e kishte integrimin prioritet. Ministria duhet te jete nje ministri funksionale, e plote me autoritet, pergjegjesi por edhe me mandate politik per te koordinuar kete proces.”

 

Tabaku vë në dukje se procesi i integrimit nuk mund të ecë para pa opozitën.

 

“Ka nevoje per nje debat te hapur me te gjitha forcat poltiike dhe jo nje debat te mbyllur qeveritar. Procesi i integrimit eshte nje proces kombetar e duhet trajtuar si proces kombetar.”

 

E vetmja strukture ku opozita dhe mazhoranca janë në të njëjtën tryeze është këshilli kombëtar i integrimit, por gjithëpërfshirja dhe kompromisi duket i vështirë kur përplasja mes mazhorancës dhe opozitës është më e ashpër se asnjëherë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *