Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Agravon sherri në Sarandë, plagosi me thikë 26-vjeçarin pas...

Gjermania do të vendosë taksë mbi pijet e gazuara...

Plagosi me sende të forta një person në vitin...

16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues në...

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen në avion,...

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet dëshmia e...

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi:...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet...

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për...

Negociatat/ Mitsotakis: Shqipëria të respektojë minoritetin

15 Nëntor 12:16

Greqia vijon të këmbëngulë tek kërkesa e saj e hershme se kusht për integrimin e Shqipërisë mbetet minoriteti.

 

Në nisje të Samitit të Selanikut, kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis I bëri apel Tiranës zyrtare që të vazhdojë me një regjistrim të paanshëm dhe objektiv të popullatës së saj, duke respektuar plotësisht të drejtën e vetëdeklarimit dhe të garantojë në praktikë pronën dhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek

 

Për Mitsotakis, Shqipëria duhet të shmangë gjithashtu edhe retorikën për çështjet jo ekzistuese.

 

“Sa i përket Greqisë, asnjëherë nuk kam fshehur se duam dy fqinjët tanë në Bashkimin Evropian. Por ne gjithashtu presim që ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm: Shqipëria të vazhdojë me një regjistrim të paanshëm dhe objektiv të popullatës së saj, duke respektuar plotësisht të drejtën e vetëdeklarimit dhe të garantojë në praktikë pronën dhe të drejtat e Minoritetit Kombëtar Grek. Gjithashtu duhet të shmangim veprimet që minojnë rregullat e fqinjësisë së mire ose retorikën për çështje jo-ekzistuese. U takova me përfaqësuesit e minoritarëve tanë në Shqipëri, ku dëgjova problemet që ata hasin, dhe përsërita pikërisht atë që po them këtu. Asgjë më pak, asgjë më shumë.”

 

Kryeministri grek gjithashtu u shpreh I gatshëm për të bashkëpunuar me fqinjin e sdaj Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ndërsa u bëri thirrje atyre që të vijojnë progresin për t’u integruar në BE.

 

“Kjo është pikërisht busulla që përcakton politikën e jashtme greke. Në mënyrë të veçantë në lidhje me Ballkanin dhe Evropën Jug-Lindore, ekzistojnë tre udhëzime: Së pari, forcimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve tona bilaterale me të gjitha vendet e Ballkanit. eshtë themeli për përparimin e secilit vend individualisht. është gjithashtu lënda djegëse për një bashkëpunim më të gjerë rajonal. Ballkani mund dhe duhet të punojë së bashku, duke u shtrirë përtej zonës së tij gjeografike. Së dyti, siç ju thashë tashmë, mbështetja e qëndrueshme për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si anëtari më i vjetër dhe më i fortë i Bashkimit Evropian, Greqia është e vetëdijshme për rëndësinë e një zhvillimi të tillë. Kjo është arsyeja pse ajo inkurajon vendet kandidate të bëjnë ndryshimet e vështira që do t’i afrojnë ata në Evropën e Demokracisë, Ligjit dhe Ekonomisë së Hapur.”

 

Mitsotakis shprehu vlerësime gjithashtu edhe për nismën e Ministrit të Jashtëm Dendias për të ftuar në Bruksel homologët e tij nga Tirana dhe Shkupi në Këshillin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Minoritet Mitsotakis negociata

Nga e njëjta kategori

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi: 400 vende pune

më shumë...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet nënligjore, Malaj premton: I mbyllim brenda majit

më shumë...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për pezullimin e afateve

më shumë...

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Malaj: Vijojnë negociatat me Greqinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:17

Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e...

2:12

Zjarri përfshin ullishtet shekullore në zonën e...

2:07

Turistë në plazhet e Karaburunit, gjithnjë e...

1:57

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë...

1:54

Mundësi dhe fillime të reja, shenjat me...

1:53

Agravon sherri në Sarandë, plagosi me thikë...

1:47

Turizëm me biçikleta në Kolonjë, çiklistë italianë...

1:37

Gjermania do të vendosë taksë mbi pijet...

1:25

Plagosi me sende të forta një person...

1:20

16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet...

1:01

“Revanshi”/ Sot seanca në GJKKO, të pandehurit...

12:52

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen...

12:46

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet...

12:37

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

12:34

Veterani i UÇK-së mbërrin në Kosovë pas...

12:30

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në...

12:24

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve...

11:45

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë...

11:23

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson...

11:14

“Natë e rëndë për Kosovën”, Vjosa Osmani...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • A po e teproni? Nutricionisti zbulon sa herë në javë mund të...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.