E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Negociatat, Milo: Përgjegjësinë e ka qeveria!

Ministrat e Europës të BE-së në videokonferencën e së martës nuk dhanë dritën e gjelbër për Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bullgaria dhe Holanda frenuan secila me argumente më vete.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo është shprehur se përgjegjësinë për refuzimin për të disatën herë do të duhet, sipas tij, ta mbajë qeveria.

“Çështjen pse ne po mbesim për të disatën herë është sepse përgjegjësinë në radhë të parë duhet ta kërkojmë tek vetja, brenda vendit. Përgjegjësi mund të kenë të gjithë, por në radhë të parë, përgjegjësinë e ka qeveria, se qeveria qeveris, udhëheq procesin dhe ka përgjegjësinë e parë.”

Më shumë video

Reklamë