E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Negociatat/ Meta: Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Gjermanisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje për vendet e Unionit që të reflektojnë dhe të ndjekin shembullin e Gjermanisë.

 

Nga Kukësi, kreu I shtetit theksoi se procesi ende nuk ka përfunduar dhe se shpreson për vendim pozitiv.

 

Reklamë

Për negociatat nuk mund te flitet sot sepse nuk ka përfunduar. Shpresojmë te ketë reflektim. Shpresojmë se këto vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut  gjerman. Mos te humbasim shpresën.

 

Pyetjes se gazetareve nese Presidenti Meta ( sic vete ka deklaruar) do te dekoroje kryeministrin Rama nese hapan negociatat, kreu i shtetit iu pergjigj:

 

 

Sot jemi këtu për te dekoruar Radio Kukesin ne datelindjen e 60,  sepse e  ka përmbushur misionin e saj fisnik  sidomos në drejtim te mbrojtës se të drejtave te shqiptareve te Ish Jugosllavi, duke patur kontribute historike për arritjet qe ka sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Më shumë video

Reklamë