Kryeministri Ramush Haradinaj bëri publik propozimet e tij në lidhje me emrat e grupit negociator të bisedimeve me Serbinë, gjatë seancës së jashtazakonshme parlamentare ku po diskutohet zëvëndësimi I ekipit negociator.

 

Kreu I qeverisë propozoi si kryetar të grupit, Fatmir Limajn ndërsa si nënkryetar është propozuar emri I Enver Hoxhaj.

Propozimet për anëtar të grupit negociator me Serbinë janë për emrat e Behxhet Pacollit, Dardan Gashit, Avni Arifit dhe Mahir Yagcillar.

Haradinaj tha se vendet e tyre në këtë ekip i kanë edhe partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Emërimi i këtij ekipi është mbështetur nga partitë në pushtet, PDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate.

Propozimet per ndryshimin e grupit negociator vijne pak dite para bisedimeve te radhes mes Thacit dhe Vucic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *