Subscribe

Reduktimi i numrit të deputetëve konservatore ne parlament ka sjellë dy “koka turku” në kabinetin e zonjës Tereza May. Këshilltarët e ngushtë të saj, Nik Thimoni dhe Fiona Hill kanë dhënë dorëheqje pasi numri i mandateve të fituara u pakësua me 8 vende në parlament. Këto largime vijnë pak pasi zonja May u shpreh e bindur per të vijuar reformat në vend. Por ndërsa situata në Britani duket e tensionuar, kancelaria gjermane Angela Merkel ka thënë nga Meksika ku ndodhet për një vizitë se shpreson që negociatat për BREXIT të mos shtyhen.

 

“Ne jemi gati për të nisur negociatat lidhur me daljen e Britanisë nga BE-ja. Supozoj se Londra zyrtare, te pakten mesa kuptova nga qëndrimi i zonjës May, dëshiron të vijojnë me planin e negociatave. Ne duam që këto bisedimet të mos tejkalojnë afatet për të cilat ne kemi rëndë dakord”.

 

Bisedimet mes bllokut 28-anëtaresh dhe Britanisë janë paracaktuar te mbahen me 19 qershor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *