Subscribe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për shtyp në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbi bilancin e punës së diplomacisë për vitin 2023 dhe pritshmërinë e vitit të ardhshëm.

Në fjalën e tij, ministri Hasani tha se si kurrë më parë Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në forumet më të larta ndërkombëtare.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri Hasani: Ne ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze. Gjatë këtyre tre muajve, duke filluar nga fillimi i tetorit, jemi angazhuar me ide dhe propozime në Këshillin e Sigurimit për të analizuar situatën që krijoi sulmi terrorist i Hamasit. Ne arritëm të evakuonim me sukses shtetas shqiptarë nga Izraeli dhe Rripi i Gazës. Kjo performaccë e ekipeve tona tregoi se edhe vendet e vogla si Shqipëria kanë shumë për të ofruar me ide dhe zgjidhje. Diplomacioa jonë ka ditur ta bëjë këtë më së miri. Ne sot gëzojmë respektin, admirimin e miqve dhe aleatëve tanë në NATO.

Ministri Hasani, theksoi se viti 2023 ishte viti i një progresi të ndjeshëm në çështjet e integrimit evropian.

Ministri Hasani: Falenderoj ekipet për punën e jashtëzakonshme që ata kanë bërë. Shqipëria eshtë sot gati për konferencën e dytë ndërqeveritare sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian Presim që në fillim të 2024 të kemi lajme të mira. Një tjetër drejtim për të cilin është punuar shumë ishte bashkëpunimi konstat me faktorin shqiptar në rajon, por dhe me diasporën shqiptare nëpër botë. Në vitin që vjen do të punojmë për të çuar përpara këto bashkëpunime. Duke punuar së bashku do të dimë të çlirojmë energji të mëdha. Do të vazhdojmë koordinimin maksimal me aletatët tanë të SHBA si anëtarë të denjë të NATO-s. E ardhmja jonë më e mirë bazohet jo vetëm në bashkëpunimin mes shqiptarëve por edhe në marrëdhëniet e mira me aleatët tanë. Një tjetër drejtim në të cilin do punojmë eshtë diplomacia ekonomike. Sot Shqipëria është një histori suksesi për sa i përket investimeve të huaja. Me 10 milionë turistë për vitin 2023, Shqipëria sot është një destinacion i konfrimuar turistik. Sot Shqipëria ka profil më të lartë në arenën ndërkombëtare./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *