E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Negociatat, Lu sërish tek Rama

Pas dështimit të takimit të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha në Presidencë, ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë. Brenda dy ditësh, diplomati amerikan është takuar tre herë me kryeministrin Rama, me të cilin ka diskutuar mbi gjetjen e rrugës për daljen nga kriza politike, duke mundësuar që opozita të futet në zgjedhjet politike.

 

Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit këmbëngul në qëndrimin për Zv/kryeministër dhe tre zv/ministra, të cilët do t’i ofrohen opozitës. Ndërkohë që Lulzim Basha nënvizon nevojë për një qeveri teknike. Në këtë klimë të tensionuar politike, LSI kërkon nga palët të bëjnë lëshime nga pozicionet e tyre.

 

Reklamë

Gjatë takimit, me kryeministrit dhe ambasadorit amerikan, është diskutuar edhe mbi zgjedhjet në Kavajë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të kësaj të diele.

 

Më shumë video

Reklamë