E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Negociatat, Lu në zyrën e Bashës

Ende nuk ka një marrëveshje mes mazhorances dhe opozitës per zgjidhjen e krizës politike ne vend dhe mësohet se data e mbajtjes se zgjedhjeve është çështja qe mban larg arritjen e kompromisit. Por negociatat vazhdojnë dhe ambasadori amerikan ne Tiranë Donald Lu, ka shkuar ne selinë e Partisë Demokratike, per te zhvilluar nje takim me liderin e opozitës Lulzim Basha. Nje dite me pare, diplomati amerikan takoi edhe kryeministrin Edi Rama. Këto takime zhvillohen pas vizitës se zëvendës ndihmës sekretarit amerikan te shtetit Hoyt Yee, i cili ndërmjetësoi per arritjen e nje marrëveshje qe garanton pjesëmarrjen e opozitës ne zgjedhje.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë