Holanda duket e vendosur në vendimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

 

Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme holandeze, shpërndarë nga ambasada e saj në Holandë, thuhet se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet, dhe ka kërkuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen e ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian.

 

Ndër të tjera në këtë deklaratë thuhet se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.

 

“Keshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Hollanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit. Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu, marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin te Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishem që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *