E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Negociatat, Franca njeh progresin e Shqipërisë

Franca njeh progresin e Shqipërinë në reformat kyçe, në funksion të integrimit europian. Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb, në konferencën me kryeministrin Rama, kujtoi deklaratën e Presidentit të Francës Macron për mbështetjen që i jep perspektivës europiane të Ballkanit dhe Shqipërisë.

 

 “Presideni Macron kur foli në Sorbone, tha se rajoni i Ballkanit duhet të stabilizohet dhe BE nuk duhet ta lë jashtë europës. Reformat sigurisht marrin kohë, por duhet ecur përpara. Besoj se mund t’ia arrini kësaj ëndrre që është e rëndësishme edhe për Francën dhe Europën. Për faktin se Presidenti francez në Sorbonë citoi Ballkanin dhe Shqipërinë, që mund edhe të mos e kishte bërë, por fakti se e përmendi, tregojnë një drejtim. E di që edhe qeveria juaj është qeveri reformash dhe po punoni për reforma në institucione. Ju po e bëni sepse BE e kërkon, por e bëni edhe për veten tuaj, pasi duke reformuar vendin mund të eci përpara.”

 

Reklamë

 

Rama tha se ritmi i reformave do të jetë më i lartë, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë vendimin për hapjen e negociatave.

 

Ministri francez dhe kreu i qeverisë shqiptare thanë se shqiptarët nuk duhet të tentojmë me për të kërkuar azil.

 

“20% e azilkërkuarve në Francë janë shqiptarë. Kjo është një çështje mbi të cilën po punojmë e do punojmë bashkë dhe autoritetet shqiptare, që kanë treguar kuraje, pasi është një çështje delikate. Kur i kërkojmë autoriteteve shqiptare të kthejmë shqiptarët, kemi pasur përgjigje pozitive. Rrjetet kriminale janë botërore dhe bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe duhet patjetër që në sajë të partneritetit që kemi duhet të arrijmë rezultate.”

 

Më herët ministri Collomb është takuar me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, me të cilin u fol mbi bashkëpunimin në fushën e rëndit mes dy vendeve

 

Më shumë video

Reklamë