Këshilli Politik mblidhet këtë të premte në orën 19:30 për të vijuar bisedimet mbi  arritjen e një marrëveshje përfundimtare për reformën zgjedhore.

Takimi i sotëm u kërkua nga OSBE, më pak se 48 orë nga takimi I fundit me ndërmjetësimin e SHBA.

Ambasadorja Kim deklaroi të mërkurën në mbrëmje vonë se mazhoranca kishte merita të mëdha në progresin e arritur ndërsa tani topi ishte në fushën e Bashës për ta përmbyllur marrëveshjen.

Të gjitha palët I janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së OSBE për tryezën e sotme të Këshillit Politik.

Pika më e nxehtë dhe e fundit që palët janë duke diskutuar është depolitizimi I komisioneve zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *