E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Negociatat/ Cakaj-opozitës: Ka ardhur koha e dialogut

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj e cilësoi vendimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave për Shqipërinë, si të merituar.

 

Në një konferencë për shtyp, Cakaj tha vendi I plotësoi të gjitha detyrat dhe se raporti e dëshmoi më së miri këtë fakt.

 

Reklamë

“Komisioni nënvizon se Shqipëria është një rast suksesi sa i përket reformës në drejtësi. E veçon për një shkak me vlerë të dyfishtë, nivelin e performancës ndërkombëtar. Duke vlerësuar numrin e gjyqtarëe dhe prokurorëve të vetuar thekson se është kryer nën monitorimin e ONM”

 

Sipas Cakajt ka ardhur koha që palët politike të lënë mënjanë interesat e tyre dhe të bashkëpunojnë për integrimin e vendit.

 

“Interesat e vendit duhet të kalojë çdo interes politik e personal. Në vend të retorikave shterpe ka ardhur koha e dialogut”

 

Ministri në detyrë tha më tej se Shqipëria do nisë dialogun me vendet anëtare të BE në mënyrë që vendit t’I hapen negociatat qysh në qershor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë