E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Negociatat”, Basha: Edi Rama ka zgjedhur rrugën e gabuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me ministrin e Jashtëm austriak se propozimi i opozitës për reformën zgjedhore vijon që të mbetet në tryezë.

 

Reklamë

Ndër të tjera në deklaratën e tij për mediat Basha ka theksuar se Partia Demokratike nuk tërhiqet nga kushtet që i ka vendosur shumicës për reformën zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike.

 

” Dua ta them qartë që rruga që ka zgjedhur Rama në këtë javë vendimtare per negociatat është e gabuar. Është rruga e fajësimit ndaj BE-së dhe cdo kujt tjetër, dhe opozitës, medias dhe qytetarëve për të hequr përgjegjësinë. Në fakt i vetmi njeri përgjegjës është Edi Rama. Ai po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë. Opozita e bashkuar në krye të detyrës, propozimi për reformën zgjedhore vijon që të mbetet në tryezë dhe me këtë përgjegjësi i kam konfirmuar ministrit austriak që mund të mbështeten te PD-ja. Synimi ynë është që përmes zgjidhjes së krizës është që ecim me vendosmëri dhe vizion për të bërë detyrat tona të shtëpisë për të luftuar korrupsionin duke i nxjerrë paratë nga xhepat e politikanëve të korruptuar dhe duke i kthyer te xhepat e shqiptarëve”.

 

Gjithashtu kryedemokrati ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke e cilësuar si shembull që duhet të merret edhe nga Shqipëria.

Vazhdo të lexosh

Reklamë