Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf,  ka komentuar kushtet e Bundestagut për Shqipërinë dhe për vendimin e pritshëm të BE-së në muajin tetor.

 

Gjatë një aktiviteti në kuadër të “Tetorit Gjerman”, ambasadori gjerman është shprehur se pas vendimit të Bundestagut, tani gjithçka do të varët nga vendet anëtare të BE-së.

 

“Debati në Bundestag ishte i thellë dhe serioz, kjo ashtu siç është shprehur dhe një gazetar gjerman është një dëshmi qe Shqipëria do të pranohet në BE. Në të vërtetë Bundestagu ka formuluar disa kushte qe duhet të plotësohen në një hap të parë dhe më pas në një fazë të dytë duhet të plotësohen kushtet e tjera. Është e rëndësishme që të theksojmë tani po pritet se çfarë vendimi do të marrin dhe vendet e tjera të BE. Kushtet që u formulën ishin artikuluar prej kohesh para këtij vendimi”.

 

Gjithashtu Zingraf ka deklaruar se zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga partitë politike, nga institucionet shqiptare, dhe se Gjermaninë nuk e shikon në rolin e ndërmjetësit. Sipas tij pjesëmarrja në tryezën e Reformës Zgjedhore të shumë partive politike ishte sinjal pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *