E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Negociata për krizën në Maqedoni

Ndonëse nuk është finalizuar marrëveshja mes katër partive kryesore, në Maqedoni ka optimizëm për një pakt që do të çojë vendin ne mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Gjatë tryezës së ndërmjetësuar nga i dërguar gjerman Johanes Hajndel, VMRO ka pranuar të kushtin e opozitës për pastrimin e listave zgjedhore, ndonëse e cilëson këtë si një kërkesë jo të arsyeshme. por ende nuk ka përparim në kushtin tjetër të opozitës atë të reformës në media. Drejtues të VMRO-DPMNE theksojnë se kërkesa e LSDM-së cenon lirinë mediatike dhe për këtë arsyen nuk do të mbështetet prej saj. Me herët, i dërguari gjerman për krizën politike ne Maqedoni, tha se është e rëndësishme që ngërçi të zgjidhet para muajit gusht. Javën e ardhshme Maqedoninë pritet ta vizitoje edhe ndihmës sekretarja e amerikane e shtetit, Victoria Nuland, e cila pritet te mbështetëse Prokurorinë Speciale dhe te kërkoje krijimin e kushteve per zgjedhje te besueshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë