Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet...

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

Negociata me Ukrainën? Putin: Jo sipas dëshirës

13 Mars 17:34

Paralajmërime për armë bërthamore për Perëndimin, zemërim për debatin gjerman për “Taurus”: në një intervistë para zgjedhjeve, presidenti rus përsërit shumë gjëra që dihen. Të rejat kanë të bëjnë me kufirin me Finlandën.

Citimet e para u bënë faqet e para të lajmeve televizive në mëngjes, ndërsa intervista me Vladimir Putin nuk u transmetua deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale. Një kohë e çuditshme transmetimi, pa çështje të diskutueshme që mund të kishin ngritur tension, por televizioni shtetëror dhe agjencia gjithashtu publike e lajmeve RIA Novosti i kishin njoftuar tashmë mesazhet që do të bëheshin publike – në Rusi dhe jashtë.

Siç është e zakonshme tani, Putini paralajmëroi Perëndimin për luftë bërthamore dhe në veçanti SHBA kundër testeve bërthamore.

Në Ukrainë nuk ka ekzistuar kurrë synimi për të përdorur armë të shkatërrimit në masë, tha Putini.

Negociata? Jo sipas dëshirës

Gjatë gjithë intervistës, e cila zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë, nuk kishte asnjë qasje të re për Ukrainën, edhe pse Rusia prej më shumë se dy vjetësh zhvillon atë që e quaj “operacion ushtarak special” kundër fqinjës.

Rusia është e gatshme të negociojë, tha Putini – megjithatë “jo në bazë të ‘dëshirave’ që i lindin njeriut pas marrjes së drogave psikotrope, por në bazë të realiteteve që, siç thuhet, janë vendosur në terren”.

Gjë që do të thotë thjesht se territoret ukrainase të pushtuara ilegalisht të përfshira në Rusi nuk do të jenë objekt negociatash, sipas Putinit.

Moskuptim për anëtarësimin në NATO

Fakti që frika nga një fqinj agresiv i shtyu Finlandën dhe Suedinë të anëtarësoheshin në NATO – për presidentin rus ishte një veprim pa kuptim: Rusia kishte “në parim marrëdhënie ideale me Finlandën”. “Ne nuk kishim trupa atje, por do të kemi tani. Nuk kishte asnjë sistem shkatërrimi atje, por do të ketë tani.”

Dhe sigurisht, një mesazh iu dërgua edhe politikës dhe shoqërisë gjermane – në lidhje me debatin mbi raketën “Taurus” dhe dërgimin e mundshëm të saj në Ukrainë. Opozita gjermane është këtu edhe më agresive se qeveria, tha Putini e shtoi: “Ata fantazojnë, ata zbaviten së pari. Dhe përpiqen të na frikësojnë. Të shohim se për çfarë do të bien dakord. Ne po e ndjekim këtë nga afër. Raketa britanike dhe amerikane në fakt përdoren”. Situatën në fushën e betejës kjo nuk do ta ndryshojë

Mandat i ri i sigurtë nga maji

Dy ditë para fillimit të zgjedhjeve presidenciale, Vladimir Putin shfrytëzoi rastin për interpretuar sulmet masive ukrainase me dronë dje dhe sot, si dhe sulmin ndaj lokaliteteve ruse afër kufirit ukrainas nga formacionet vullnetare që veprojnë nga territori ukrainas: “Qëllimi kryesor është padyshim, që nëse nuk arrijnë t’i bëjnë të dështojë plotësisht zgjedhjet presidenciale në Rusi, të paktën të prishin disi procesin e shprehjes normale të vullnetit të qytetarëve”, deklaroi ai.

Gjatë intervistës prej një orë e gjysmë, Putini nuk ofroi ndonjë përfundim që nuk e kishte paraqitur tashmë gjatë fjalimit të tij dy orësh për gjendjen e kombit, disa ditë më parë.

Kjo ndoshta është intervista e fundit e hollësishme e Putinit përpara rizgjedhjes së tij, e konsideruar e sigurt, këtë fundjavë – përpara se ai të kthehet zyrtarisht në pushtet në fillim të majit, për gjashtë vjet të tjerë./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
deshires negociata Putin Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin flakë para se të ngarkohen në aeroplan (VIDEO)

më shumë...

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike në Rrugën e Arbrit

më shumë...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet e rajonit mblidhen në Pogradec

më shumë...

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, ministri Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano,...

10:25

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike...

10:22

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues...

9:52

300 vende të reja në Policinë e...

9:09

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra vijojnë aktive,...

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.