Subscribe

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me pune e Departamentit Amerikan të Shtetit në Tiranë shkon në zyrën e Lulzim Bashës për të diskutuar mbi krizën politike në vend.

Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve, aq më shumë po shtohen edhe përpjekjet e ndërkombëtarëve për të përafruar palet dhe për të shmangur probleme që mund të reflektohen edhe tek qytetaret.

Pritet të kuptohet me interes, mesazhi që SHBA do të ketë për Bashën dhe opozitën teksa më heret, amerikanët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve ne 30 qershor duke e konsideruar qeverinë e Ramës legjitime ndryshe nga sa pretendon kreu I PD.

Pas pëfundimit të takimit me Leyla Moses-Ones, lideri I opozitës do të presë në mesditë në zyrën e tij edhe kreun e prezencës së BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Këto lëvizje bëhen një ditë pasi Kolegji Zgjedhor me 5 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim vendosi të mos bënte ndryshime në fletën e votimit pas kërkesës së Partisë Uniteti Kombëtar për t’u dorëhequr nga gara, duke legjitimuar zhvillimin e zgjedhjeve ne 30 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *