E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Neglizhuan trajtimin mjekësor/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjykatë 5 mjekë për vdekjen e pacientit

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim këtë të hënë pesë mjekë të spitalit rajonal, pasi dyshohet se neglizhuan trajtimin mjekësor të Bledar Sherifajt, i cili më pas ndërroi jetë.

 

Reklamë

Pas një hetimi të detajuar, nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se mjekët nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur pacientit, ç’ka dhe solli vdekjen e tij, në vitin 2020.

 

Gjatë hetimeve, organi i akuzës konstatoi një sërë shkeljesh të protokollit mjekësor në rastin e Sherifajt, i cili nuk mori trajtim pavarësisht problemeve shëndetësore që kishte. Ai ndodhej në spital, pasi dyshohej se ishte me COVID. Por pas tamponit, ai rezultoi negativ.

 

Për rastin, familjarët ngritën akuza ndaj mjekëve të spitalit të Fierit dhe Vlorës, pasi nuk morën masa të parandalonin sëmundjen. Mjekët do të përballen në gjykatë për veprën penale “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë