Nedim Bajrami merr lejen per te luajtur për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicer vendosi ti japë të drejte Federates shqiptare të futbollit e cila ankimoi vendimin e FIFA-s, për të bllokuar aktivizimin e 22 vjecarit me kuqezinjte me argumentin se ai kishte luajtur për kombëtaret e moshave të Zvicres.

Futbollisti nga Tetova, i rritur në Zvicer, luajti me të gjitha ekipet e moshave të futbollit helvet, deri edhe 11 ndeshje me Shpresat nga 2018 në 2021.

 

Por duke qënë se Bajrami nuk kishte luajtur asnjë minutë më kombëtaren e parë, federate e shfrytësoi hapësirën ligjore duke I bërë një ftese, së cilës lojtari iu përgjigj pozitivisht.

 

Mirëpo në qershor kur ai u ftua nga Edi Reja, FIFA nuk dha aprovimin që ai të luajte më kuqezinjte, cka bëri që FSHF ti drejtohej arbitrazhit, institucion që vendosi pro Shqipërise dhe dëshirës së lojtarit.

 

Mesfushori pritet ti bashkohet kuqezinjve për tre ndeshjet e shtatorit kundër Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

 

Nedim Bajrami është padiskutim një vlere e shtuar në mesfushën e kombëtares, sidomos për pozicionin ku luan dhe karakteristikat që ka.

 

Ai ka qënë ndër lojtarët më të mirë të Empolit në dy takimet e para të series A kundër Lazio-s dhe Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *