Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla sëbashku me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi në vigjilje të natës së Vitit të Ri kanë festuar më banorët e shtëpisë së të moshuarve në qytetin e Fierit.

Në fjalën e tij Balla tha se përpara se të mblidhemi me familjet tona, menduam të festonim me ju, sepse ne e konsiderojmë veten si pjesë të një familje sëbashku me ju.

“Bashkë me Armandon dhe Mirelën, deputeten e Fierit menduam që në këtë vigjilje të natës së vitit të ri, përpara se të mblidhemi me familjet tona menduam të festonim me ju, sepse ne e konsiderojmë veten si pjesë të një familje sëbashku me ju. Bashkia çdo ditë përmes Shërbimit Social mundohet tju qendrojë pranë, por nuk ka gjë më të bukur që për festën e vitit të ri të mblidhemi me njëri tjetrin për të festuar. Ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat dhe për të dashurit tuaj, të zemrës të cilët nuk janë sot me ju, por na e kanë lënë ne detyrën që ti përfaqësojmë për të plotësuar atë boshllëkun që lë çdo i dashur i zemrës tuaj në këtë vigjilje të bukur festash. Gëzuar vitin e ri 2023”, tha Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se “Ne nuk kemi lënë dhe nuk do të lemë askënd vetëm. 695 mijë pensionistë do të marrin javën e ardhshme nga 80 mijë lekë (të vjetra) secili nga Pakoja e Madhe për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *