E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Në videon e rikthimit nuk ishte Kate, por sozia e saj? Producentja: Detajet që më bëjnë të dyshoj

Pas një periudhe me dyshime të shumta mes teorive konspirative për shëndetin e Kate Middleton, në mediat britanike u publikua video e rikthimit të Princeshës.
Por duket se nuk i ka bindur të gjithë.

Dyshime të shumta dhe teori të reja kanë dalë në sipërfaqje për videon ku Kate shfaqet duke bërë pazar me bashkëshortin e saj.

Reklamë

Një teori është se gruaja në video është sozia e saj, Heidi Agan. Kjo e fundit duket se të ngjarit me Kate e ka kthyer në profesion, pasi i është përkushtuar prej vitesh.

Por në këtë rast ajo ka reaguar duke mohuar të jetë ajo në video. Ajo tha se është 100% e sigurt se në video është Kate dhe William dhe se në atë kohë Agan ka qenë në punë.

Nga ana tjetër, Charles Latibodiere, producent i TMZ shprehu rezerva nëse Kate është vërtet gruaja në klip .

“Kam ndryshuar mendje tre herë. Unë e kam parë videon shumë herë dhe në fillim instinkti im ishte se ishte ajo. Por më pas fillova të shoh komente dhe gjëra të postuara nga njerëz që nuk e besojnë dhe kanë disa argumente… për gjatësinë e saj në krahasim me William, lartësinë e vijës së syve kur ajo e shikon normalisht, mjekra. Janë të shumta detajet që njerëzit kanë vënë re, edhe në mënyrën se si ecën kjo grua”, thotë producenti./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë