Subscribe

Dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në liqenin e Prespës, ku u përmbys një varkë dhe dyshohet të jetë mbytur 45-vjeçari Stavri Vasilovski.

 

Burimet konfirmuan për “Vizion Plus” se në varkë ishin tre persona: Stavri Vasilovski, vëllai i tij dhe një tjetër.

 

Të tre së bashku ata kishin dalë për peshkim, kur dallgët e forta përmbysën varkën.

 

Dy prej tyre dolën në breg me not, duke shpëtuar, ndërsa 45-vjeçarin dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *