Subscribe

Me vendimin e Këshillit të Ministrave është rritur mesatarja e pranimit në universitete për vitin akademik 2021-2022.Studimet universitare të nivelit të parë Bachelor do të mund t’i ndjekin vetëm maturantët me mesatare mbi 7. Ndërsa kriteri për studentët të cilët duan të vazhdojnë masterin për vitin 2021-2022, është mesatarja mbi notën 8.

Studimet dy vjeçare sipas zv.ministrit te Arsimit Rrumbullaku do të favorizojnë në tregun e punës.

Ndërsa lidhur me kërkesën e studentëve për anulimin e tarifave, pasi kane munguar ne auditore si pasoje e pandemise, Rrumbullaku thekson se ky vendim i takon universiteteve.

Nje numer i madh studentesh jane ankuar per tarifat, ndersa e kane quajtur te deshtuar procesin e mesimit online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *