E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Showbiz

Në ujë të acartë për…!/Video

Gjithmonë për para kemi parë që janë bërë shumë veprime të çuditshme. Po ju do të ishit një ndër personat të cilët do të zhyteshit në ujëra të ngrira në mesin e një nate të acartë për 10.000 euro?!

 

Ky është një veprim që ka ndodhur në Finlandë, ky disa sipërmarrës të rinj e kanë bërë me shpresën se kështu, do të fitonin aprovimin e një paneli investitorësh. Konkursi i përvitshëm “Polar Bear Pitching” u zhvillua në qytezën e largët Oulu, e cila ndodhet vetëm një orë larg me makinë nga rrethi arktik.

 

Reklamë

Garuesit mund të kërkojnë mbështetjen financiare, por duhet të flasin vetëm kur uji i ngrire t’i ketë mbërritur deri në pjesën e gjoksit. Çfarë ndjesie është kjo?

 

“Është e tmerrshme. Duket sikur po të gjuajnë me grushta nja 10 djem vërtet të fortë”, tha Lasse Brurok, fitues. Ky ishte shpjegimi qe dha Lasse Brurok, fituesi i çmimit të këtij viti se bashku me partnerin e tij të biznesit, Arne-Morten Willumsen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë