E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ne të ushqyem, ti na vrave vajzën”, shqiptari përballet në gjykatë me familjarët e gruas

Gjykata në Greqi ka lënë në burg Florand Shehun, shqiptari që vrau bashkëshorten e tij pak ditë më parë.

 

Reklamë

Para trupit gjykues, Shehu ka ndryshuar dëshminë, duke deklaruar se e ndjera nuk ishte në gjumë në momentin kur ai e qëlloi me thikë.

 

Reklamë

Para se të futej në ambientet e gjykatës, Shehu u sulmua nga familjarët e ish-bashkëshortes së tij, Anisa Shehu, të cilët hidhnin shishe dhe gota uji në drejtim të tij, ndërsa dy prej tyre u afruan për ta qëlluar me grusht në fytyrë, por u penguan nga policia.

 

Në një moment, i afërmi i viktimës dëgjohet teksa i thotë: “Ne të kishim në shtëpi dhe po të ushqenim dhe ti na vrave vajzën”.

 

39-vjeçar shqiptar akuzohet për “vrasje me dashje”. Në dëshminë e tij, autori pohoi se kishte prova që viktima kishte një lidhje jashtëmartesore, e për këtë arsye, ai e qëloi për vdekje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë