Subscribe

Panairi i Librit në Tiranë ka nisur, e në këtë rrugëtim Vizion Plus ju prezanton një nga stendat më me ngjyrë të këtij panairi. Jemi në këndin e Botimeve Living, aty ku bëhen bashkë fitues të çmimeve Nobel, Pulitzer apo edhe librat manualë, që kanë ndihmuar këdo që i ka lexuar. Botimet Living sjellin në këtë panair tituj të rinj, për të kënaqur të gjitha shijet e lexueseve, nisur nga Grazia Delleda, fituesja e Nobelit për Letërsinë në vitin “Kallamishte në erë” rrëfen historinë e damave Pintor dhe përpjekjen e tyre për t’iu përshtatur shoqërisë, pas rrënimit financiar. Shërbëtori i tyre, Efisi është personazhi kryesor i këtij roman, ai që kujdeset për to edhe në ditë të vështira, ndryshe nga nipi Xhaçinto që shfaqet vetëm kur ka nevojë për para. Novela e amerikanit Thornton Wilder vlerësuar me çmimin Pulitzer në vitin 1928 është një tjetër titull që gjejmë këtë nëntor në stendën e botimeve Living. “Ura e mbretit Shën Luigj” në Peru, ndërtuar në shekullin 15 shembet dhe pesë njerëzit që po kalonin në të vdesin. Këtu zë fill edhe përpjekja e një prifti për të zbuluar nëse gjithçka që na ndodh është pjesë e fatit. Për ata që adhurojnë romancat, “Neandertali kërkon njeriun” nga amerikania Penny Reid, libri “Ne të dy si një roman”, i autores italiane Paola Calvetti dhe ” Ne tualetin e femrave” nga Carolyb Brown janë tre tituj që na bëjnë të kuptojmë se dashuria e vërtetë triumfon në çdo kohë. Nga Living gjejmë edhe një libër nga Dietologia Amelia ” Ha Ushqehu dhe rezato”. Të ushqehesh shëndetshëm nuk ka qenë asnjëherë më e thjeshtë se sa më këtë libër, 10 hapa te thjeshte per te humbur ne peshe, per t’u dukur te rinj dhe per t’u ndier me te shëndetshëm që nga sot e gjeni në stendën e botimeve Living në panair. Nuk mungojnë edhe autoret shqiptare: Nasi Lera dhe Burbuqe Raufi apo alternativa per lexuesin e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *