E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Në Spanjë e bëjnë fakt: Balliu në verë i bashkohet Valencias

Mediat spanjolle e bëjnë fakt që e ardhmja e futbollistit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliu ëhstë te Valencia.

Sipas asaj që raporton “TodoFichajes”,  Valencia e ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin shqiptar.

Balliu është pjesë e Rajo Vajekanos prej vitit 2021, ndërsa kontratën e ka të vlefshme pikërisht deri në fundin e këtij sezoni.

Vetë 32-vjeçari preferon Valencian në La Liga, pasi te Rajo Vajekano ka filluar të mos jetë titullar i padiskutueshëm. Një lëvizje mjaft interesante kjo e Balliut për sezonin e ardhshëm, pasi ka planifikuar të zbarkojë në Mestaja të Spanjës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë