Ngjarjet e fundit të ndodhura në Jalë, kanë ngritur debatin në lidhje me titujt e pronësisë në bregdet.

 

Për të folur në lidhje me verifikimet dhe masat që janë marrë në të gjithë bregdetin por jo vetëm dhe për legalizimet e të gjithë pronave pa leje, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it, Artan Lame.

 

Lame në në fjalën e tij theksoi se në më pak se tre vjet do të arrijnë të mbyllin të gjithë çështjen e legalizimeve.

 

Më poshtë intervista e plotë e Z.Artan Lame të dhënë për Vizion Plus:

 

Titujt e pronësisë në bregdet mbeten të bllokuar, çfarë dobie i keni parë në këto muaj këtij bllokimi që keni bërë?

Jo të gjithë titujt e pronësisë por titujt e fituar me AMTP , ligji 70/501 në qoftë se ti më thua se në rërën e Golemit ka pasur tokë ku mbillej grurë, atëherë jam dakord me ty që ta marrim si tokë bujqësore, në qoftë se në tokën e Golemit nuk është mbjellë ndonjëherë grurë, por ka qenë rërë jetë e mot, atëherë ai që ka marrë artikuj pronësie për tokë bujqësore atje duhet ta dorëzojë artikull pronësie. Ky ka qenë në bllokimi që është bërë për kontrollin e titullit të pronësisë vetëm me AMKP, pra vetëm në bazë të ligjit të tokës. Ky bllokim filloi kur informacioni nga poshtë shoqërisë po i shkonte i jashtëzakonshëm për shkeljen që po bëheshin në fashën bregdetare, regjistrime tituj pronësie të rreme të gjithë flas gjithmonë për ato që janë përfituar nëpërmjet tokës bujqësore. Flasim për tituj pronësie si tokë bujqësore që duhet të ishte toka e kooperativës bujqësore, ato janë prishur në 90’-91 dhe në 2018 gjoja ndahen toka si tokë e koperativës. Realisht është një banalitet që duhet të mbaronte dhe faktikisht ka mbaruar.

 

Bllokimi i këtyre titujve që po thua ka mbaruar në muajin shkurt, me këto ritme dhe kështu që do ju shkojnë punët deri kur do të shkojë ky bllokim sepse njerëzit janë të interesuar të zgjidhin hallin ose të heqin barrën që kanë.

Të gjithë titujt e tjerë janë të lirë të bëjnë transaksione dhe kur është bërë ky bllokim atëherë edhe unë edhe qeveria e kemi deklaruar hapur qytetarë kujdes kur të blini toka në zona bregdetare që dalin me dokumenta të ligjit 70/ 501 sepse janë të gjitha problematike. Kjo që bëmë ne ishte në të  mirë të atyre që blejnë që të mos gjenden në situata që tju mbetet letra në dorë dhe të hapin gjyqe për të rimarrë mbrapsht paratë.

 

Ka fjalë ka aludime që ju me siguri e keni dëgjuar, që ju prashteti autoriteti në këtë moment ka mbajtur dikë me hatër dhe dikë jo, po flas për pronarët ose gjoja pronarët që janë në këto zona.

Unë e dëgjova zotërinë që flet në emër të pronarit dhe bën mirë që flet, por edhe njëherë të jemi të qartë zëri i tij mund të jetë i drejtë në parim por nuk ka të bëjë fare me tokat në bregdet të bllokuara nga qeveria në Shkurt. Në qoftëse flasim që qeveria bie dakord për këtë gjë, pra çështja e ish pronarëve nuk ka të bëjë fare për të mos thënë se u hap shteg ish-pronarëve për pronat e tyre në zonën bregdetare, sepse heq këtë shtresë abuzive pronarësh të krijuar në bregdet, nëse shkojm më tej qeveria ka bërë një ligj për investimet strategjike në bregdet është gjëja më normale, por janë segmente të palidhur me njëri tjetrin që nuk afektojnë njëri tjetrin. Mendoj se brenda këtij viti do të mbyllet procesi i verifikimit, sepse një raport paraprak ka dalë por mos prisni që ta lexojmë këtu, ka dalë raporti në lidhje me zonën apo situatën dhe për zonat që mund të rikuperohen apo të pastrohen nga ky infeksion i tmerrshëm i zënies së tokave dhe i rishitjes në tre, 4 apo 5 duar të tjerë, besoj se brenda këtij viti do të mbyllet.

 

Dhe ky infeksion që ju përmendët në fakt nuk është vetëm në tokat në bregdet por është në të gjithë masën e ndërtimeve pa leje, që agjensia është e supozuar që të administroje. Para një viti z.Lame keni deklaruar se më në fund ju arritët ta zbrisni nga kali i betejës çështjen e legalizimit të pronave, këtë gangrenë të madhe në Shqipëri. A mund të thuhet sot, se para nje viti keni thënë se e keni kryer dhënien e titujve për 88 % ku jemi sot?

Mua më gëzon një fakt si çështje legalizimesh është gjithnjë e më pak në fokusin e njerëzve që do të thotë që është një problem që tashmë e kosniderojmë jo vetëm që zbriti nga kali i politikës por që tashmë po zbret dhe nga kali i njerëzve, sepse e konsiderojn tashmë një problem të mbyllur sepse as media nuk merret më me të dhe pavarësisht se unë mundohem që ta mbaj në vëmëndje. Fakti që qeveria sapo i ngarkoi Aluizmit një fashë tjetër problemesh pronësie për të zgjidhur që është problemi i pronave të para 91’tregon pikërisht për shkak të lehtësimit që bëri  me një barrë të madhe që bëri me legalizimet dhe  ky kapacitet njerzor i krijuar, gjithë këto vite do të fokusohet te kjo problematike e lindur, sa më shumë shpikim nga këto aq më shumë unë çuditem me veten se sa pa letra paskan qenë.

 

Z.Lame diçka më shumë se 144 mijë diçka më shumë se 144 mijë legalizime ishin bërë në shqipëri deri para një viti. Sot ku ka shkuar kjo shifër?

 

Ka një fashë që duhet zbritur ato që nuk mund të legalizohen, dhe të biem dakord dhe mendimi im i sotëm është të gjejmë zgjidhje dhe qeveria është duke diskutuar që të gjejmë zgjidhje për ato objekte që mbeten në fund të themi të kusisë që nuk mund të legalizohen dhe të biem dakord që dhe me ligjin e vjetër dhe me ligjin e ri, ka pas një fashë të tillë, sepse është normale sepse në Kalanë e Beratit nuk mund të legalizojmë ndërtime, në zona të mbrojtura do të legalizojmë jo, atëherë po mendohet se çfarë zgjidhje do të gjejnë bashkitë, përmes dhënies së banesave të tjera e kështu me radhë.

Ne aktualisht jemi mbi 160 mijë legalizime , dhe norma vjetore është 30-40 mijë legalizime. Kjo do të realizohet më pak se 3 vjet, pra ky proces nuk do të zgjasë deri në fund të mandati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *