Subscribe

Eksperti i vjetër hidrokarbureve Stavri Dhima është optimist, se të dhënat e kërkimeve në Shpirag, nuk janë sinjale por fakte konkrete se në këtë zonë ka naftë.

 

Sinjalet janë dhënë vite më parë nga kërkimet e bëra, ndërsa me avancimin e shpimeve nga kompania “Shell”, nuk do të jetë e largët koha kur të nisë prodhimi në këtë zonë.

 

“Që në vitin 20212 nga testimet e kryera u vërtetua se nga shpimi i pusit Shpiragu 2 u evidentua nga të dhënat e kohës se janë 800 deri në 1300 fuçi naftë të mundshme në këtë zonë. Por sot po kryhen shpime në pusin Shpiragu 5, pra nuk mund të themi që jemi pranë zbulimit të madh, por jemi pranë konkretizimit të këtij zbulimi, ndaj duhet të mendojmë se si do të fusim në prodhim këtë sasi nafte.”- shprehet Dhima.

 

Sipas ekspertit, i gjithë vendi ynë ka pasuri nëntokësore dhe kjo është vërtetuar nga studime të ndryshme që janë kryer ndër vite. Por sasia e tyre varet shumë nga teknologjia, ndërsa rezervat konsiderohen të mëdha

 

Sasia se sa mund të nxirret nga toka jonë është e lidhur ngushtë me teknologjinë që aplikohet, sa më e avancuar të jetë ajo aq më të mëdha janë shanset. Është e pamundur të themi se cilat janë rezervat tona, por ajo që është e sigurt është se miliona tonë janë prodhuar dhe po miliona tonë të tjera janë rezervat e mundshme.

 

Një ditë më parë kryeministri Rama njoftoi se ka shumë shprese se kompania holandeze “Shell” është pranë një zbulimi të rëndësishëm për vendin tonë, për sasitë e naftës dhe gazit që ndodhen në Shpirag.

 

Por kjo shpresë pritet të konkretizohet në përfundim të studimeve dhe kërkime në fillim të vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *