Subscribe

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Kontrollet janë kryer në sera, tunele, ish-reparte ushtarake, zona të pyllëzuara, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina, vila dhe banesa të dyshuara. Në këtë aksion janë angazhuar 2225 punonjës policie.

 

Një shtetas me iniciale A.M, i cili ishte në kërkim, ka përfunduar në prangat e policisë gjatë kontrollit të një banese të dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.

 

Po ashtu, në fshatin Gur i Zi është kapur personi në kërkim I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi.

 

“Në të gjithë vendin janë ushtruar në total 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa bëhet me dije se kontrollet masive do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *