E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në rrugë pa maska, ndëshkohen me gjobë 727 qytetarë

Policia ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 727 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3 mijë lekë gjobë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë