E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Në rrugë kundër vaksinimit/ Protesta dhe arrestime në Greqi e Australi  

Protestat në Austali kundër vaskinimit me detyrim dhe kufizimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nuk ndalen.

 

 

Qindra njerëz marshuan në rrugët kryesore të melburnit  me thirrjen “trupi im, zgjedhja ime” duke kundërstuar masat e qeverisë, që sipas tyre , u cenojne vendin e punës.

Reklamë

 

 

Autoritetet arrestuan 109 protestues dhe gjobitën rreth 100 të tjerë, pasi sipas tyre  kishin shkelur rregullat që parandalonin grumbullimet. Zëdhënësja e Policisë tha se ata do të vazhdojnë t’i përgjigjen me masa administrative pa hezituar për të parandaluar demonstratat.

 

 

Ndërkohë, qytetarë të zëmëruar me menaxhimin e situatës së pandemisë nga qeveria mbushën rrugët edhe në kryeqytetin grek, Athinë.

 

 

Ata marshuan në Monastiraki në shenjë proteste kundër masave kufizuese dhe vaksinimit të detyrueshëm për grupe të caktuara.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë