Mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë ka dëmtuar rëndë turizmin në Bashkinë e Pustecit. Pronarët e bizneseve që operojnë në këtë zonë thonë se dhe pse ata janë hapur prej datës 18 maj janë përballur me mungesë të klientëve.

Problematika e operatorëve turistik pranohet edhe nga autoritetet vendore. Sipas kryebashkiakut Pali Kolefski situata do vijojë të mbetet e vështirë deri në momentin që do të rikthehet normaliteti.

Pjesa më e madhe e vizitorëve që frekuentojnë zonën e Pustecit janë nga Maqedonia e Veriut e Greqia. Por me situatën e krijuar nga virusi COVID-19, kjo zonë përveç mungesës së turistëve të huaj duket se është braktisur edhe nga vizitorët vendas.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *