E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Vendi

Në pritje të urdhërarrestit për Klemend Balilin

Pas lëshimit te urdherarrestit për Klemend Balilin autoritetet presin shndërrimin nga ana e prokurorive greke nje urdherarrest ndërkombëtar per te dyshuarin si kreu i narkotrafikut mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një dosje e çështjes mësohet se ka mbërritur pranë autoriteteve shqiptare. Ndërkohë mediat greke thonë se Balili nuk do të ekstradohet, por do të gjykohet në Shqipëri. Sipas te dhënave rezulton se rrjeti i drogës do fuste ne Francë rreth 60 kg kokainë nëntorin e vitit te kaluar. Operacioni dështoi pas sulmeve terroriste në Paris, te cilat dyfishuan masat e sigurisë. Sipas portaleve greke, te cilat i referohen informacioneve policore, operacioni financohej nga kreu shqiptar i rrjetit Klemend Balili. Por ky nuk është i vetmi rast kur rrjeti i narkotrafikut tentoi të dërgonte ngarkesa droge në vendet e Bashkimit Evropian. Në shkurt të 2016 një sasi droge do transportohej nga Spanja për në Itali, por edhe kjo ngarkesë u anulua, për shkak të kontrollit të kamionit nga autoritetet gjë që krijoi dyshime tek drejtuesit e rrjetit. Per te njëjtin grup agjentet e Europolit arrestuan në Belgjikë dhe dy vëllezërit Dhimiter e Xhevair Poti. 50-vjeçari me pseudonimin Walter drejtonte trafikun e kokainës dhe hashashit për pjesën e Belgjikës, ndërkohë që kujdesej për ngarkesat pasi zotëronte nje firme transporti. Gjatë operacionit të Europol dhe kontrolleve u sekuestruan 698 kilogramë hashash në Greqi dhe 96 të tjera në Belgjikë.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë