E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Në pritje të shtëpisë së re/ Banorët e “5 Majit”: Na mbyllën edhe bizneset, jemi pa punë

Pa shtëpi dhe pa punë. Kjo është situata aktuale e familjes Karabrahimi, pas boshatisjes së banesës e cila preket nga projekti i rindërtimit.

 

Reklamë

Mes dhjetëra shtëpive të shembura në zonën e 5 Majit, inertet e të cilave nuk janë hequr ende, qëndron në këmbë kjo ndërtesë 6 katëshe, e cila në fakt nuk është shembur dot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shkak të mungesës së mjeteve të duhura.

 

Reklamë

Kryefamiljari Shpëtim Karabrahimi tregon për Vizion Plus se investimi i bërë përgjatë 16 viteve po bie poshtë dhe se tashmë, as nuk mund të jetojë aty, por as nuk mund të sigurojë të ardhura nga 3 bizneset që kishte më parë në këtë godinë.

 

SHPËTIM KARABRAHIMI

BANOR I “5 MAJIT”

“Natyrisht që ndihemi keq, gjithë investimi ka shkuar kot, ka shkuar dëm. Siç po e shikoni dhe juve nuk arritëm as sendet t’i marrim nga objekti. Kjo është godinë 6 katëshe. Janë tre kate biznes, 547 m2 biznes, I kemi humbur të tëra. Kemi paguar taksa bashkisë dhe kur vjen fundja i kemi mbledhur dhe i kemi magazinuar, si shtypshkronjën edhe bar kafen. E përgjithshmja është kjo që gjërat kanëngelur këtu, se sikisha ku t’i çoj.”

 

Karabrahimi shprehet se ndonëse ka një certifikatë pronësie, nuk përfiton bonus qiraje si të tjerët sepse një nga vëllezërit e tij është në emigracion. Një marrëveshje me bashkinë ai e shikon të pamundur.

 

“Jo, marrëveshje s’kemi bërë me bashkinë. S’kam si bëj marrëveshje, vetëm t’i dhuroj pronën bashkisë. Bashkia të dalë me marrëveshje konkrete, të caktohet vendi i pallatit ku do ndërtohet dhe koha kur ne do e marrim (një shtëpi). Ata mund ta bëjnë për dy vjet, tre. Le të na thonë për katër, ama ne brenda katër vjetëve të stabilizohemi, të marrim metrat që kemi.”

 

Ndërkohë, përballë shtëpisë së tij, e cila pritet të shembet nga dita në ditë, vijojnë punimet për apartamentet e reja ku pritet të strehohen banorët e 5 Majit.

 

Strehimi do të bëhet në lagjen e quajtur “Tirana Riverside”, e ideuar dhe projektuar nga arkitekti italian, Stefano Boeri.

 

 

Më shumë video

Reklamë