Subscribe

Qeveria e Kosovës, miratoi kërkesën për tërheqjen e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ndryshimet e reja do te përfshihen nga qeveria në mbledhjen e dytë që është parashikuar të mbahet në orën 16:00.

 

Nga ana tjetër, presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve europiane mëngjesin e kësaj të marte. Ende nuk ka asnjë deklaratë nga palët se për çfarë u fol në takim, por jo zyrtarisht mësohet se në fokus ka qenë Demarkacioni me Malin e Zi.

 

Në takim ishin të pranishëm edhe shefja e Bashkimit Europian, Natalja Apostolova, kryeministri Haradinaj dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

 

Seanca për votimin e Demarkacionit ishte planifikuar të mbahej ketë te marte në orën 14:00, por u shty për të enjten, pasi koalicioni nuk i ka 80 votat e nevojshme, pavarësisht mbështetjes së LDK-së. Ende nuk dihet nëse Lista Serbe do të votojë pro, dyshohet se qëndrimi i saj do te kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se do të votojë kundër marrëveshjes.

 

Marrëveshja e kufirit është kushti i BE-së për liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *