Subscribe

Ne qytezën e Klosit kane nisur punimet për ndërtimin e pallateve . Pas 30 vitesh kanë nisur punimet për të investuar në strehim. Kjo risi lidhet me zhvillimin që prit të marrë zona si pasojë e ndërtimit të rrugës së Arbrit.

 

Njësia administrative Xibër në Bashkinë e Klosit është ndër të paktat jo vetëm në Mat por në gjithë Qarkun Dibër, që nuk ka asnjë metër rrugë të asfaltuar. Për këtë arsye 3500 banorë të kësaj njësie historikisht janë përballur me gjendjen e vështirë të transportit. Por shpresa tashmë mbetet tek rruga e Arbrit, punimet e të cilës janë duke avancuar.

 

Vizion Plus ishte në njësinë Xibër për te pare nga afër punimet që po bëhet në këtë zonë.

 

Rruga e Arbrit ka qenë një premtim i të gjitha qeverive, por punimet për të nisën vetëm një vit më parë, si projekti i parë që është konkretizuar nga program 1 MLD euro i qeverisë Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *