Subscribe

Partia Demokratike mblodhi dje Kuvendin Kombëtar, ku u miratuan ndryshimet statutore dhe u votua për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Sipas informacioneve nga Komisioni Zgjedhor i PD, mësohet se procesi i numërimit ka përfunduar rreth ores 03:00 pas mesnate dhe tashme është bërë edhe renditja nga 14 grupet e numërimit.

 

Ndërkaq, po sipas Komisionit, mësohet se për shkak të orëve të gjata, është bërë nje pushim, pas te cilit do të nise puna për të bërë renditjen bazuar në detyrimet statutore për kuotat e rinisë dhe grave. E për këtë arsye, shpallja e rezultatit përfundimtar kërkon ende kohe.

Gjate punimeve të djeshme të Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha iu premtoi sërish demokratëve se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij prej me shumë se 1 orë Basha ka shmangur çdo koment për efektin e dy prej vendimeve më të forta të tij në zgjedhjet e 25 prillit: djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale. Por përtej këtyre dy çështjeve, demokratët nuk dëgjuan në asnjë moment ku gaboi PD që humbi zgjedhjet.

Nga ana tjeter, dy ishin zërat më kritikë që folën, Mark Marku dhe Fatbardh Kadilli. Drejtuesi politik i qarkut Lezhë bëri thirrje për rithemelimin e partisë si e vetmja rrugë për të fituar betejën e ardhshme elektorale. Por ai shkoi dhe me tej kur kritikoi Kuvendin e PD, si një mbledhje të rëndomtë, e nuk nguroi t’i cilësonte ndryshimet statutore të propozuar nga kryetari Basha si të kota.

 

Në të njejtën linjë ishte dhe Fatbardh Kadilli, i vetmi kundërshtar i Bashes i pranishëm në sallë në garën brenda PD për kryetar partie, i cili bëri thirrje për reformim të Partisë Demokratike dhe nuk kurseu kritikat për mënyrën e drejtimit të partisë nga Basha.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *