E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Në pritje të rekomandimit të KE

Qeveria ka nisur kontaktet me Komisionin Europian, me shpresën e një vendimi pozitiv për rekomandimin për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Ministrja Gjosha thotë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi pritet të ketë një impakt pozitiv tek zyrtarët në Bruksel. Por nëse Komisioni Europian do të japë rekomandimin në progres-raportimin e vjeshtës, vendimi përfundimtar do t’i takojë Këshillit Europian, mbledhja e të cilit zhvillohet në dhjetor. Se cili do të jetë vendimi, ministrja nuk mund të japë një parashikim. Në një takim me gazetarët, ministrja prezantoi disa iniciative të dikasterit që drejton, ndër të cilat ngritja e njësive të integrimit në 61 bashkitë dhe hartimi i nje dokumenti strategjik mbi procesin e negociatave.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video