Subscribe

Qeveria shqiptare pret që në progres-raportin e 9 Nëntorit, Komisioni Europian të rekomandojë çeljen e negociatave për Shqipërinë. Besim që buron nga vlerësimet në mbledhjen e fundit të Këshillit të Stabilizim-Asoccimit, BE-Shqipëri. Por për opozitën, do të ishte surprizë nëse dokumenti do të ishte pozitiv, nisur nga kultivimi në masë i hashashit. Ndërkohë që Arta Dade, kërkoi bashkëpunimin e opozitës, që vendi të ecë në procesin e integrimit. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, në funksion të reformës në drejtësi, është vlerësuar pozitivisht nga zyrtarë të Brukselit. Nëse Komisioni Europian në progres-raportin e 9 Nëntorit rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim, fjala e fundit i takon Këshillit Europian, i cili mblidhet në dhjetor, për të dhënë vendimin final.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *