Subscribe

Një arsye madhore e ka detyruar Përparim Hoxhën të vijë në zyrat Ministrisë se Energjisë në Tiranë, pasi shteti, siç thotë ai, nuk shkoi për të parë banesën e tij në Zharrës, e cila thuajse ka dalë jashtë përdorimit.

 

 

Përparimi është një nga banorët e Zharrës që sot e quajnë edhe “miniere ari”.

 

 

Babai i tre fëmijë tregon se shpërthimet në fshat janë kthyer në një makth për fëmijët, të cilët nuk e bëjnë gjumin e qetë. Gjaku i banorë sipas tij është i mbushur me helme.

 

 

 

Që pas vitit 2008, kohë e cila përkon edhe me shtimin e prodhimit filloi edhe tragjedia e banorëve të këtij fshati. Pas atij viti shpërthimet dhe dëmet kanë qenë të pandalshme.

 

 

Ministria e Energjisë thotë se të mërkurën pritet që qeveria të miratojë vendimin për dëmshpërblimin fillimisht te 70 familjeve si dhe sistemimin e tyre në banesa me qira deri në riparimin e dëmeve.

 

 

Nuk ka ende një shifër të përcaktuar të fondit që do të vihet në dispozicion. Por pavarësisht angazhimit të treguar nga qeveria për zgjidhjen e kësaj situate, Përparimi mbetet ende dyshues. Dhe ai ka një arsye për këtë: Zharrëza eshte si me një qyp mjalti, ku te gjithe politikane e biznesmen kane ngjyer, e duan të ngjyejnë gishtin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *