E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në pritje të anëtarit të gjashtë/ KED interviston sot kandidatët për Kushtetuesen

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mbyll sot procesin për kandidatët që garojnë për gjyqtarin e 6 të Kushtetueses.

 

Reklamë

Në mbledhjen e sotme këshilli do të zhvillojë intervistat me dy kandidatët për këtë post, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, do të bëjë vlerësimin e tyre dhe do t’ia nisë Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili do të zgjedhë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

 

Me zgjedhjen e këtij gjyqtari Kushtetuesja bëhet me 6 anëtarë dhe bëhet funksionale.

 

Prej disa javësh ambasadorja amerikane Yuri Kim ka këmbëngulur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda këtij viti, apel ky që u dëgjua nga të gjitha institucionet.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë