Dy vjet pas vrasjes së biznesmenit Leonard Murataj i cilësuar si një nga të fortët e Durrësit, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Ky momenti i shoqërimit në komisarit të Bedri Hakës, i prangosur nga blutë në afërsi të banesës së tij në Nikël. Mësohet se lëvizjet e tij janë monitoruar me ane te metodave speciale të hetimit.
I riu nga Kruja, rezultonte në kërkim prej 23 nëntorit të 2014, pasi Gjykata e Durrësit, kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” si vrasësi i dyshuar i biznesmenit Murataj. Mbrëmjen e 18 nëntorit të 2014 në një lokal në qendër të qytetit bregdetar Haka ka vrarë me armë zjarri 51-vjeçarin Leonard Murataj. Për krimin dyshohen dhe dy persona të tjerë. 22-vjeçari i arrestuar tashme dhe bashkëpunëtoret e tij kane vepruare si vrasës me pagese. Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin “Center” pronë e të ndjerit, pranë bashkisë në sheshin “Liria”.Viktima Leonard Murataj ishte i skeduar si person me precedentë penalë dhe njihej si kundërshtar i kreut të “Bandës së Durrësit” Lulzim Berishës. Sipas policisë, Murataj akuzohej për rrëmbim personi, vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë në qytetin e Durrësit pas vitit 1997.