Ish aleati i PS, Tom Doshi është parë të hyjë në ambjentet e kryeministrisë.

 

Kjo lëvizje e Doshit vjen në prag të zgjedhjeve vendore.

 

Në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021, Tom Doshi arriti të marrë tre mandate nga votat e grumbulluara në qarkun eTiranës dhe Shkodrës.

 

Pasditen e djeshme (të martën) në qarkun e Shkodrës pati një levizje të rëndësishme nga kryesia e PS, ku si drejtuese politike e qarkut u largua Edona Bilali dhe u vendos Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *